
Autor: Jusuf ZIMERI
Paganizmi është besim në shumë hyjni apo perëndi, formë e lashtë e feve para kalimit në njërën nga fetë monoteiste. Kështu e shpjegon këtë term fjalori i gjuhës shqipe, e kjo vetvetiu nënkupton se është formë totale e gabuar e besimit, e mbështetur në mitologji të ndryshme, andaj assesi nuk do ta kisha quajtur fe. Nëse realisht gjurmojmë në të dhënat historike, me lehtësi konstatojmë se festimi i krishtlindjeve dhe vitit të ri nuk ka lidhje me fetë monoteiste, as me krishterimit, as me judaizmin e assesi me Islamin, por thjesht është një festë e bazuar në mitologjinë pagane, e që është inkorporuar në krishterizëm përmes paganizmit romak.



















